top of page

Sot merret vendimi për inceneratorin e Elbasanit


SPAK do të shqyrtojë dhe do të vendosë sot çështjen e Incineratorit të Elbasanit nëse do ta çojë për gjyq në themel apo do ta kthejë në prokurori për plotësim. Të akuzuar janë disa zyrtarë të lartë, mes tyre ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.

SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim 10 të pandehur dhe 2 kompani, përkatësisht të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. Koka dhe Bllako më herët në seancat e kaluara kanë kërkuar pafajësi.

bottom of page