top of page

“SPAK bëhet gati për Oltën!” Gazetari: Nuk po flas për Oltën e Big Brother jo!


Gazetari Denis Dyrnjaja ka bërë një status të fortë pak më parë duke theksuar se SPAK është duke bërë gati një arrestim të rendësishëm në Tiranë. Sipas tij, “SPAK nuk do ta thërrasë, por do ta marrë Oltën”.


“Në SPAK më duket se po bëhen gati për Oltën. Ndoshta këtë herë do e “marrin”, nuk do e thërrasin. Nuk e besova kur më thanë, por ja të shohim e ka shashkë skuadra e Dumanit apo të vërtet këtë herë?!

Nuk besoj se është Olta e BB, se ajo vetëm fliste nuk bëri asgjë me letra a me firmë”, shkruan Dyrnjaja.


Zaptimi i pronave të ushtrisë, kush e ka radhën për në SPAK pas Xhaçkës dhe Kollçakut? Deri ku do të shkojë bisturia e prokurorëve pas cënimit të sigurisë së NATO-s?


Postimi i gazetarit:



Edhe pse nuk dha detaje, duket qartë se bëhet fjalë për ministren e Jashtme Olta Xhaçka, e cila është thirrur në SPAK për të dëshmuar në lidhje me vendimet kur ishte në krye të Mbrojtjes, kur edhe i dha portin e Limionit për pallate oligarkëve, për të cilët SPAK po heton gjithashtu.


Çështja e portit të Limionit është një ndër më të rendësishmet në SPAK, për të cilën krahas Xhaçkës kanë dëshmuar në SPAK edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku. 

bottom of page