top of page

SPAK: Goditet rrjeti i mashtrimeve të call center në Evropë. Bazë edhe në Tiranë. Çfarë u sekuestrua nga policia!

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se është finalizuar një operacion të zhvilluar më 18 prill të këtij viti kundër krimeve të mashtrimit kompjuterik nëpërmjet “call center” në 4 shtete të Ballkanit dhe në Liban.

Hetimi ka filluar në dhjetor 2023, pasi policia gjermane, ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100,000 Euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të bankës. Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë euro. Autoritetet hetuese nga Baden-Württemberg, kanë zbuluar me sukses atë që është ndoshta mashtrimi më i madh në Evropë në qendrat e thirrjeve.


Pas regjistrimit të procedimeve penale, nga veprimet hetimore të kryera me metoda speciale të hetimit, u idenfikuan dy adresat e qendrës së thirrjeve dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti E.S., si pjesë e një rrjeti të qendrave të thirrjeve në katër shtete në Ballkan dhe Liban.

Me vendim të SPAK-ut është kryer kontrolli i ambjenteve ku dyshohej se kryhej aktiviteti i qendrave të thirrjes, dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti në Tiranë.



bottom of page