SPAK kërkon një vit burg për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese
- Infrared Infrared
- May 19, 2023
- 1 min read

Prokuroria e Posaçme kërkon një vit burg për Bashkim Dedjen, ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese.
Por në zbatim të nenit 59, kërkohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove 2 vite.
Dedja akuzohet nga SPAK për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese është shkarkuat pas procesit të vetingut.
SPAK ka regjistruar në datën 7.5.2020 procedimin penal për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.