top of page

Spartak Kovaçi ndan 374 MLN me kompaninë e trafikantit të kokainës kolumbiane


Drejtori i Ujësjellësit, Spartak Kovaçi, i cili është në varësi të Bashkisë Durrës, ka dalë nga binarët dhe po harxhon në mënyrë të shfrenuar buxhetin e shoqërisë. Gjatë kësaj jave, Gijotina.c denoncoi një tender korruptiv që Kovaçi firmoi për “sigurim asetesh”. Ndërkohë, kalendari i Kovaçit vazhdon të mbushet çdo ditë me tender tillë, jo vetëm të pajustifikuar në gjendjen financiare që ka shoqëria, por edhe në të ligjit mbi prokurimet.

“Rikonstruksion i godinës në stacionin e pompimit Fushë-Kuqe”, është tenderi i ri. Pra, Kovaçi do të bëjë riparime të tipit  beton, suvatim, shtrim territori në godinën e shpërndarjes së ujit në këtë zonë. Në vend që të rregullojë tubacionet që çahen vazhdimisht dhe lënë Durrësin e Shijakun për ditë të tëra pa ujë, Kovaçi do të harxhojë 374 milionë lekë për suva në fasadën e godinës në Fushë Kuqe.

Ky investim është i tepruar kur vetëm pak muaj më parë, shoqëria deklaroi falimentimin financiar. Gjithsesi Kovaçi, i mbështetur nga kryebashkiakja Emiriana Sako dhe ministrja Balluku, ndjek planin e tij për t’i ndarë paratë e arkës me kompani të përfshira në korrupsionin e tenderëve.


Edhe ky tender i Kovaçit është vlerësuar me “Red Flag” nga Open Data, si shenjë e riskut të korrupsionit.

Në dokumentet kryesore të tenderit tregohet që janë dorëzuar 3 oferta për këtë projekt, ku më e lira ishte ajo e firmës T&XH shpk. Në fakt, Kovaci e ka skualifikuar menjëherë nga gara këtë kompani me argumentin se ‘Nuk ka paraqitur taksat vjetore për vitin 2023’. Nuk duhet të jetë në rregull ky kriter, sepse buxheti nuk dorëzohet në ditët e para të Vitit Ri. Si për çudi, firma tjetër, IGROUP shpk nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, pra është dorëhequr në momentin e fundit, duke i lënë hapur rrugën propozimit të paraqitur nga operatorët BALILI KONSTRUKSION shpk – I.C.C GROUP, me vlerë 361 milionë lekë.

Ashtu siç e thotë ligjit, edhe siç ne e kemi theksuar shpesh, në këtë rast tenderi duhej të ishte anuluar për mungesë të konkurrencës. Kovaci e ka anashkaluar ligjin dhe ka firmosur kontratën me firmat BALILI KONSTRUKSION shpk – I.C.C GROUP në mungesë të garës.

Kontratë me një trafikant droge

Të dyja këto firma kanë nga pasur histori korrupsioni dhe abuzimi me fondet shtetërore përmes tenderëve.

I.C.C GROUP tashmë rezulton në pronësi të Eduart Zoit dhe Mehmet Korreshit, por nga disa kërkime në dokumente e kompanisë na rezulton se në të vërtetë pas saj qëndron Denilson Çervanaku.

Së pari duam të theksojmë se në vitin 2015 kur u themelua kompania është regjistruar në QKB me emrat e Eduart Zoit dhe Mehmet Korreshit.



bottom of page