Dhe për Baton Haxhiun, kur iu dha shtetësia shqiptare dhe kur kryeministri Edi Rama e emëroi këshilltar; asnjë institucion i Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, nuk i kërkoi agjencive të Kosovës, të dhëna për të si spiun i UDB-së e Shërbimit Sekret BIA të Serbisë..Në datën 14 shtator 2022, Baton Haxhiu, këshilltari i kryeministrit Edi Rama dhe analist i televizionit të familjes “non- grata” e “TV-Klan”; i ka dërguar Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, një kërkesë lidhur me dosjen e deputetit e ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Në shkresën dërguar si pronar e drejtues i portalit “Albanian Post” me e-mail: redaksia@albanianpost.com, Baton Haxhiu i kërkoi sqarime Kryetares së Autoritetit të dosjeve të spiunëve, Gentiana Sula, se përse nuk hap dosjen e Fatmir Xhafajt, siç hapi dosjen e Ilir Metës.
Këtë kërkesë, Baton Haxhiu e justifikoi si informacion e interesim të publikut, të cilët, sipas tij, i kanë dërguar informacione me prova te portali “Albanian Post”, për lidhjet dhe veprimtarinë e deputetit e ish-ministrit Fatmir Xhafaj me ish-sigurimin e shtetit, si ish-spiun gjatë viteve studentore e gjatë punës si hetues i diktaturës në Krujë.
Për këto informacione e kërkesa, për të hapur dosjen e Fatmir Xhafajt si bashkëpunëtor i sigurimit e hetues në Krujë, Baton Haxhiu i kujtoi kryetares Gentiana Sula, se i janë dërguar dhe asaj e institucionit të dosjeve të ish-spiunëve, por ajo ka trajtuar vetëm dosjen e spiunit Ilir Metaj.Autoriteti dosjeve, në përgjigjen dërguar Baton Haxhiut, i thotë se për dosjen e ish-spiunit Ilir Metaj, ka pasur kërkesë nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ndërsa për dosjen e Fatmir Xhafajt, nuk ka asnjë kërkesë nga Kuvendi.Dhe sipas ligjit, nuk mund t’i jepet informacion medias, por vetëm institucioneve ku personi është funksionar, ose institucioneve ku ai kërkon të emërohet apo zgjidhet.
Por Baton Haxhiu, i ka kërkuar informacion të detajuar, se përse dosja e ish-presidentit Ilir Meta(j) u bë publike brenda 2 ditëve pas kërkesës së krye parlamentares Lindita Nikolla, ndërsa kërkesa për hapjen e dosjes së deputetit e ish-ministrit Fatmir Xhafaj është lënë në heshtje.
Faktikisht, Fatmir Xhafaj ka qenë ish-spiun i sigurimit të shtetit, rekrutuar në Vlorë pas përfundimit të shkollës së mesme, si spiun me kontribute të shumta e të rëndësishme për diktaturën, për të cilat e shpërblyen duke e çuar për studime në degën shkenca politike, që përgatiste mësues për lëndën Marksizëm-Leninizëm dhe hetues.
Pas 6 muaj “praktikë hetimi e torturash” në birucat e ish-Degës së Punëve të Brendshme të Vlorës; Fatmir Xhafaj, në vitin 1982 në moshën 23-vjeçare, u emërua hetues në Krujë ku qëndroi deri në vitin 1986, kur e caktuan Sekretar të Rinisë Komuniste në Tiranë, ku qëndroi deri në muajin maj 1992.
Dosja e Fatmir Xhafajt, duhet hapur jo vetëm për spiunllëqet e torturat që ka bërë, por dhe për mashtrimin në CV-në e tij; ku 4 vitet si hetues në Krujë, i ka deklaruar vite pune “Jurist”.
Dhe për Baton Haxhiun, kur iu dha shtetësia shqiptare dhe kur kryeministri Edi Rama e emëroi këshilltar; asnjë institucion i Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, nuk i kërkoi agjencive të Kosovës, të dhëna për të si spiun i UDB-së e Shërbimit Sekret BIA të Serbisë