top of page

“Sterilizimi”, Arben Gjata dhe Genc Byrazeri paraqiten në SPAK


Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata të cilit i është caktuar masa detyrim paraqitjeje nga SPAK lidhur me hetimin e koncensionit të sterilizimit është paraqitur sot në SPAK.

Në SPAK është paraqitur edhe Genc Byrazeri, i cili ka qenë anëtar i Komisionit të tenderit të sterilizimit.


Ndaj të dyve GJKKO ka caktuar masën ‘detyrim paraqitje’.


Të dy janë paraqitur në SPAK për të zbatuar vendimin e gjykatës duke u paraqitur të premten e parë dhe të premten e fundit të çdo muaji.


Me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milion euro janë arrestuar ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, pronari i kompanisë Investital LLC.


Me kërkesë të prokurorit Edvin Kondili, Gjyqtari i GJKKO, Erion Bani, caktoi masa sigurie edhe ndaj 6 personave të tjerë, zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit.

“Arrest shtëpie” u caktua për Saimir Kadiun drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike në Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërsa për mjekun Arben Gjata me detyrë shef Kirurgjie dhe rektor i Universitetit të Mjekësisë, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petro Mersini, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë. është caktuar masa ‘detyrim me paraqitje’.



bottom of page