Komunikimi brenda tualetit është i ndaluar brenda ‘Big Brother VIP Albania’. Për këtë shkelje rregulli, dolën në nominim Luizi, Maestro dhe Kristi, e në fund u eliminua Armaldo Kllogjeri (Maestro).
Luizi është i vetëdijshëm për këtë rregull, pasi ishte ai që planifikoi planin i pari, ndaj nuk ra pre e asaj që Olta i kërkoi të bënte.
Kjo e fundit, kërkoi nga ai që të futej në banjo, pasi do t’i tregonte diçka. Por Luizi nuk bëri kështu. Ai qëndroi jashtë por gjithsesi dëgjoi atë çka Olta i tha. ‘Super ide’ i tha Olta e cila del më pas nga tualeti duke qeshur, ndërsa Luizi largohet i heshtur.