top of page

Të apasionuara pas “TikTok”-ut, ëndrrat që ju prenë në mes Sikelës dhe Erisildës

Erisilda Abedini dhe Sikela Përroi humbën jetën mbrëmjen e djeshme në aksidentin tragjik që ndodhi te rrethrrotullimi i Saukut.

Të dy vajzat e reja 22 dhe 23 vjeç ishin tepër aktive në rrjetet sociale.

Të rejat shpërndanin momente gazmore në TikTok si edhe çaste nga jeta e tyre personale.

Kujtojmë edhe një herë që aksidenti i mbrëmshëm ndodhi pasi “Audi Q8” i Klevis Ruçajt, çan barrierën e mbikalimit të Saukut e fluturon në anën tjetër.

Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG.

Nga ky aksident mbetën të plagosur dhe tre persona të tjerë të cilët po udhëtonin në automjetin mbi të cilin ra ‘Audi’.

Gjatë momentin të aksidentit dyshohet se mjeti tip “Audi” ishte me shpejtësi rreth 200km/h.



bottom of page