top of page

Të burgosurit për Dan Hutrën: Ka thyer rregullat, ka vrarë gra


Zbulohen detaje të reja lidhur me jetën në burg të autorit të masakrës së Paskuqanit, Dan Hutra, personit, i cili më 1 mars ekzekutoi 3 gra si dhe plagosi tre të tjera.

Dan Hutra nuk është pranuar as nga të burgosurit e tjerë pasi ka thyer kodet dhe rregullat etike të tyre. Po ashtu, raportohet se Hutra është lënë në një qeli i vetëm. E gjitha kjo pasi rrezikon që nga mllefi, të burgosurit e tjerë mund ta lëndojnë.


Mund t’iu konfirmoj faktin se për Dan Hutrën ka pasur dhe një situatë në sistemin penitenciar. Edhe në burgje ka disa kode dhe rregulla të cilat nuk mund të shkelen. Askush nuk ka pranuar për të qëndruar në qeli me Dan Hutrën. Edhe për shkak të rrezikut që mund t’i kanoset, nga ky mllef i të burgosurve të tjerë ndaj tij, ai po trajtohet në mënyrë preferenciale.

Duke u vendosur në një qeli më vete dhe duke u trajtuar ndryshe nga të paraburgosurit e tjerë. Sipas Euronews, Nuk e duan as në burg, pasi ka thyer kodet dhe rregullat duke vrarë gra dhe duke kryer krime makabre.

Është abandonuar nga familjarët e tij, kjo u pa gjatë seancës për masën e sigurisë, ku familjarët nuk i gjetën as edhe një avokat, por që iu caktua nga shteti. Për Dan Hutrën sigurisht, pritet dënimi me burgim të përjetshëm. Nga dëshmitë e familjarëve që unë kam takuar më kanë pohuar se ka patur kriza nervore që në moshë të hershme, si dhe ka qenë përdorues i lëndeve narkotike që në moshë të vogël,



bottom of page