top of page

Të dënuar apo nën hetim për vepra të ndryshme, SPAK kërkon konfiskimin e disa pasurive


SPAK kërkon konfiskimin e katër pasurive të Anton Gjinajt. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar konfiskimin e ‘ALESIO-2014’, ‘DEIZI-M’, ‘Polystyrene (eps) manufacturer’, ‘Foralb Alabaster’ si dhe ‘Garden Residence Turdiu’.

NJOFTIMI I SPAKI.Kërkesë për konfiskimin e pasurive të subjekteve të hetimit pasuror Bardhok Shota, Kastriot Shota dhe personave të lidhur (date 21.07.2023).


Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, pas një hetimi disa mujor në lidhje me procedimin pasuror nr.5 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 21.07.2023 ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me objekt konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.10 datë 17.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe konkretisht të pasurive:


1.Pasurisë së paluajtshme (1 kat + bodrum), me sipërfaqe ndërtimi 648.7 m² në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror), e deklaruar në proces legalizimi e ndodhur në Kodër-Derven, Krujë.


2.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 1, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 50.3 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

3.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 2, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 45.2 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).

4.Pasurisë së paluajtshme “Apartament” nr. 3, me sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi prej 40.2 m², i ndodhur në Golem, Kavajë, në pronësi eventuale të shtetasit Gj. Shota (babai i subjekteve të hetimit pasuror).


Pasuri Nr.3/283, me sipërfaqe totale 480 m2, e llojit truall, me adresë Tiranë, blerë në shumën 13 245 000 lekë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.

Pasuri Nr.3/283-ND, me sipërfaqe totale 84.4 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.

Pasuri Nr.3/169-ND, me sipërfaqe totale 57.8 m2, e llojit ndërtesë, me adresë Tiranë, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.

Pasuri Nr.598/47, me sipërfaqe totale 2 092.4 m2, e llojit truall, me adresë Lundër, Tiranë, blerë në shumën 1 157 000 euro, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.

Pasuri Nr.21/17, me sipërfaqe totale 700 m2, e llojit arë, me adresë Marikaj, Tiranë, blerë në shumën 1 157 000 euro, në emër të Shoqërisë “ALESIO – 2014” shpk, me NIPT Nr.L41713003M.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli CLS320CDI, në emër të shtetasit F. Murati.

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, në emër të shtetases R. Gjini (bashkëshortja e subjektit nën hetim pasuror).

Automjet i tipit autoveturë, e markës “Merceds-Benz”, modeli GLE 400 d 4MATIC Coupe, në emër të shtetases K Gj. (vajza e subjektit nën hetim pasuror).

Automjet i tipit autoveturë, e markës “VOLKSWAGEN”, modeli “GOLF”, në emër të shtetasit P. Kola (bashkëshorti i shtetases K. Gj., vajza e subjektit nën hetim pasuror).

Nga aktet e administruara rezulton se me vendimin Nr.9 të vitit 2010, të Gjykatës Provinciale të Alicante,me seli në Elce, Spanjë është deklaruar fajtor i pandehuri Pashuk Gjini dhe është dënuar me 8 vjet e 9 muaj burgim për vepren penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Po kështu, rezulton se shtetasi Pashuk Gjini ne muajin Qershor te vitit 2006 në bashkëpunim me pjestarë të tjerë të grupit kriminal, shtetasit Eduart Shehi, Matijas Fernadez, Maxim Antonov, Roy Evans, Edwin Dubbelman, Pieter Cornels dhe persona te tjerë të paidentifikuar, kanë trafikuar në Spanjë një sasi prej 50 kg e 610 gram lëndë narkotike të llojit ‘’heroinë’’, me një vlerë tregu prej 1 941 623 Euro. Nga verifikimet e kryera nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit rezulton se shtetasi Pashuk Gjini me datë 17.02.2011, ka bërë ndërrimin e emrit nga “Pashuk Gjini” në “Anton Gjinaj”.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Anton (Pashuk) GJINAJ (Gjini), i biri i Ndue dhe i Prendë, i datëlindjes 08.04.1966, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, identifikuar me numër personal ID G60408041I dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri dhe Spanjë.

Hetimet pasurore në lidhje me këtë proçedim pasuror janë kryer nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe shërbimet e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë, nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm.

III.Kërkesë për konfiskimin e pasurive të subjektit të hetimit Veip Ormënaj dhe personave të lidhur (datë 24.07.2023).

Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm në lidhje me proçedimin pasuror nr.6 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 24.07.2023 ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me objekt konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.13 datë 31.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe konkretisht të pasurive:

Pasurive të paluajtshme me sipërfaqe totale 775 (shtatë qind e shtatëdhjetë e pesë) m2, e cila gjendet në Orikum, Vlorë dhe më konkretisht:

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2.

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2.

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2.

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2.

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48.m2.

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2.

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30.m2.


Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2

Shumave të parave të administruara nga Bankat e nivelit të dytë që ndodhen ne llogaritë si më poshtë:

·

Depozita në shumën prej 190.013.78 Eurosh.

·Depozita në shumën prej 68. 987.00 Eurosh.

Nga aktet e administruara rezulton se shtetasi Veip Ormënaj është dënuar në Belgjikë me vendimin penal nr. 2012/CO/277, për veprat penale të “Trafikim i substanacave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a dhe 333/a i Kodit Penal.


Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit Veip Ormënaj, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale.


Hetimet pasurore në lidhje me këtë proçedim pasuror janë kryer nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe shërbimet e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë, nën drejtimin e Prokurorit të Posaçëm.


bottom of page