top of page

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Don Bosko, vdes kamarierja, plagosen dy persona


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.


Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Don Boskos në një lokal pranë Xhamisë.


Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktimë ka mbetur kamarierja e lokalit, ndërkohë raportohet edhe për dy të plagosur të cilët janë dërguar me urgjencë pranë Spitalit të Traumës.


Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë deri më tani nuk kemi informacion zyrtar lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

bottom of page