top of page

Të shtënat në Tiranë, u qëllua drejt banesës së zyrtarit të OSHEE


Janë mësuar detaje të reja nga ngjarja e ndodhur gjatë natës në Lundër, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri në drejtim të një banese. Burime konfirmojnë se gjashtë plumba janë qëlluar në drejtim të banesës së Dorian Ballës, i cili mësohet se punon si zyrtar i OSHEE-së.

Raportohet se shkak është bërë një konflikt i hershëm për pronat.


Sipas burimeve, ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e tij. Plumbat kanë prekur katin e tretë të banesës, pjesën e papafingos ku nuk kishte njeri pasi familja banon në katin e parë dhe të dytë.


Njoftimi i policisë:


Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


bottom of page