top of page

'Të vrasim djalin', ky është biznesmeni që u kërcënua për tenderin 1 milionë euro

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • Apr 10, 2023
  • 1 min read

Eral Myftaraj është biznesmeni që është kërcënuar me jetë nga katër persona.

Algert Alcani, 27 vjeç; Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç dhe i shpallur në kërkim, 38-vjeçari me inicialet L.K., kanë kërkuar që Myftaraj të tërhiqej nga një tender që kishte fituar në Bashkinë Tiranë.

Bëhet fjalë për tenderin 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore. Myftaraj nuk është tërhequr dhe katër personat e kanë kërcënuar se do t'i vrisnin anëtarët e familjes.


Ai ka bërë kallëzim në polici dhe pas një muaji hetime është realizuar dhe operacioni 'Tenderi' që solli arrestimin e tre personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.


Si ndodhi kërcënimi?

Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla.


Ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet. Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët.

Comments


bottom of page