Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Korçë ku një 17-vjeçar ka plagosur dy persona te cilët bëhet me dije se janë jashtë rrezikiut për jetën.
I mituri është shoqëruar për në ambientet e policisë, ku do sqarohen edhe rrethanat që e quan në këtë veprim.
Njoftimi i Policisë: Korçë
Dëmtoi me thikë, dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 17-vjeçari, autori i dyshuar.
Më datë 05.05.2023, rreth orës 17:40, në lagjen nr. 14, Korçë, shtetasi J. G., 17 vjeç, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit K. K. dhe M. I., të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit J. G., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.