top of page

Tërmeti 4.4 ballë, banorët në Ersekë: U trembëm shumë


Banorët e Ersekës e kanë përjetuar me frikë tërmetin që i shoqëroi mbrëmë gjatë natës, ku lëkundje me magnitudë 4.4 Rihter u ndjenë në zonë.


Banorët kanë thënë se kanë ndjerë panik dhe frikë nga lëkundjet por për fat të mirë, nuk ka patur lëndime dhe dëme materiale.


“Nuk pati dëme, u trembëm shumë. Dolëm jashtë nga frika”-u shpreh një banore.

Tërmeti u ndje në orën 02:43 dhe vazhdoi me një paslëkundje në orën 03:09. Lëkundjet janë ndjerë në Elbasan dhe Ersekë.









Comments


bottom of page