top of page

“T’u jap nga 50 mijë lekë?”, zbardhet përgjimi mes të infiltruarit të policisë dhe bashkëpunëtorit


Zbardhen të tjera përgjime që çuan pas hekurave Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala flitet për një takim që Kokaveshi ka pasur me shtetasin me inicialet A.R., që është i infiltruar nga policia.


Ky i ftundit bënte rolin e ndërmjetësuesit me qytetarët, që do të jepnin votën për Belerin në këmbim të 50 mijë lekëve për secilin prej tyre.


“Ata janë takuar brenda në këtë lokal dhe janë ulur në një tavolinë dhe Kokaveshi i ka marrë shtetasit A.R telefonin dhe për arsye sigurie, bashkë me telefonin e tij, i ka lënë në banak. Ata kanë biseduar në lidhje me zgjedhjet dhe listën që shtetasi me inicialet A.R., i kishte dorëzuar më parë shtetasit Fredi Beleri dhe shtetasit Kokaveshi i ka thënë se katër persona nga lista i kishte kapur ai më parë dhe se mbeteshin vetëm 8 nga lista. Më pas Kokaveshi i kja kërkuar shtetasit me inicialet A.R., që të shkonte me të në tualet dhe i ka dhënë shumën monetare në monedhë lekë shqiptare, ku pasi të dy i numëruan ishin 8 kartmonedha, prerje 50 mijë lekëshe secili, në total 40 mijë lekë të reja. Shtetasi me inicialet A.R., e ka pyetur se si do t’i ndante paratë, nga 50 mijë lekë secilit. Dhe ai ka pohuar që po. Shtetasi A.R., e ka pyetur nëse i ka dhënë ndonjë gjë për të Fredi dhe ai i ka thënë që do të fliste prapë”, thuhet në dosjen hetimore.


Comments


bottom of page