Deputetja e PD Jorida Tabaku deklaron se prej javësh ka premtim për rritje rrogash, duke shtuar se çdo gjë është në kuadër të fushatës elektorale.
Tabaku thekson se nuk ka parë asnjë VKM, duke nënvizuar se Rama mendon se do të vazhdojë të gënjejë shqiptarët.
Inflacioni i premtimeve socialiste! Prej javësh dëgjoj dhe lexoj rreshta pa fund për pagat e reja por deri tani nuk po shoh asnjë VKM, akt të qeverisë apo projektligj që shtyhet për t’u votuar.
Mbetemi në kuadrin e premtimeve elektorale dhe inflacionit të premtimeve socialiste përpara zgjedhjeve.
Ëndrra në beze, do thonin të parët!
Mos i merrni shqiptarët për budallenj”, shkruan Tabaku.