top of page

Takim mes ambasadorit të BE së vendit me kreun e KLSH-së Arben Shehu. Gonzato: Institucioni, rol vendimtar antikorrupsional e përdorimit efikas të fondeve publike


Ambasadori i BE-së për Shqipërisë, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim ditën e sotme (26 qershor) me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, përsa i përket luftës kundër korrupsionit në vend.

Përmes një postimi në platformën “X”, Gonzato ka shkruar se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rol kyç në luftimin e parandalimin e korrupsionit.

Detyra të tjera të rëndësishme që i ngarkohen këtij institucioni janë promovimi i qeverisjes së mirë dhe përdorimit efikas të fondeve publike, e po kështu mbështetja e Kuvendit në mbikëqyrjen e tij buxhetore.

Silvio Gonzalo shkruan se takimi mes tij dh e Arben Shehu shërbente si një inkurajim për përmirësimin e aksesit të raporteve të auditimit nga Parlamenti, OSHC-të dhe qytetarët.


Postimi i plotë

Kontrolli i Lartë Shtetit luan një rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe parandalimin e tij, në promovimin e qeverisjes së mirë dhe përdorimit efikas të fondeve publike, si dhe në mbështetjen e Kuvendit në mbikëqyrjen e tij buxhetore.

Gjatë takimit të sotëm me Kryetarin e tij, Arben Shehu, folëm për forcimin e rolit të KLSH-së. Gjithashtu e inkurajova atë që të vazhdojë përpjekjet për përmirësimin e aksesit dhe përdorimit të raporteve të auditimit nga Parlamenti, OSHC-të dhe qytetarët.

bottom of page