
Ka nisur me tensione derbi mes Partizanit dhe Tiranës, në stadiumin e tejmbushur “Air Albania”.
Vetëm pesë minuta nga fillimi i ndeshjes, tifozët e të dyja ekipeve kanë hedhur kapsolla në fushë, duke plagosur portierët në të dyja anët e fushës.
Fatmirësisht, pas ndihmës së parë, duket se dëmet kanë qenë minimale dhe të dy gardianët janë rikthyer në portë.
Aktualisht, ndeshja është ndërprerë për pak minuta ndërsa rezultati vijon të jetë 0-0.