top of page

Tentoi të arratisej drejt Shqipërisë për t’i shpëtuar dënimit prej 6 viteve burg, kapet në Itali…


Një 37-vjeçar shqiptar i dënuar me 6 vite burg në Itali për dhunë seksuale dhe plagosje me dashje ndaj ish-bashkëshortes, tentoi të arratisej drejt Shqipërisë, por është arrestuar nga autoritete italiane.


Aktualisht, ai ndodhet në Itali, ku do të vuajë dënimin me burg. Ndalimi i tij u bë në datë 10 shkurt.


Mediat italianë shkruajnë se 37-vjeçari do të vuajë dënimin në burgun e Civitavecchia-s, ndërsa hetimet nga policia kanë filluar që në verën e vitit 2018 pas denoncimeve nga bashkëshortja.



bottom of page