top of page

Tentoi të fusë mbi 17 mijë euro në aeroport, procedohet i riu

Policia në Rinas ka sekuestruar një shumë prej 17 550 euro,të cilat një 31-vjeçar ka tentuar t’i fus në vendin tonë pa i deklaruar.

“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shtetasit E. H., 17 550 euro, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar konform ligjit”, njoftojnë blutë.


“Sekuestrohen 17 550 euro të cilat tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar, një 31-vjeçar që u procedua penalisht. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin e krimeve kufitare, si dhe për të garantuar lëvizjen e sigurt të shtetasve, përgjatë fundjavës.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shtetasit E. H., 17 550 euro, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar konform ligjit.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.


Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, tha policia.

bottom of page