top of page

Tentoi të përdhunonte studenten në Angli, Gjykata rrit dënimin për 25-vjeçarin shqiptar


Një i ri shqiptar i cili është deportuar në Shqipëri në janar të këtij viti është dënuar me burg në Britaninë e Madhe.


25-vjeçari Baftjar Bilalaj i akuzuar për përdhunimin e një studenteje në Britaninë e Madhe i është shtuar dënimi, ndërkohë që ai jeton i lirë në Shqipëri.


Bilalaj në tetor të vitit 2021 ka sulmuar një vajzë teksa po kthehej në kolegjin e saj të Universitetit të Kembrixhit. Gjykata në atë kohë e ka dënuar 25-vjeçarin me tre vjet e katër muaj burg, vendim që u kundërshtua nga avokati i përgjithshëm, i cili nuk ishte në dijeni se Bilalaj ishte deportuar në janar.


Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit kanë marrë vendimin që të rrisin dënimin në shtatë vjet.

Avokati i përgjithshëm Paul Jarvis, i tha gjykatës se familjarët e viktimës “janë shumë të pakënaqur që situata është zhvilluar në mënyrën si është zhvilluar”.


Në Gjykatën e Kurorës së Peterborough në nëntor, Bilalaj u burgos pasi u dënua për tentativë përdhunimi dhe sulm seksual.

Por Bilalaj ishte dëbuar vullnetarisht sipas një skeme lirimi të parakohshëm, që do të thoshte se ai nuk ishte më në paraburgim në Shqipëri.


Gjyqtarja Macur, e cila shqyrtoi çështjen me Fraser dhe Cavanagh, tha se gjyqtari fillestar “nuk i kushtoi vëmendje të mjaftueshme tipareve rënduese” për shkak se viktima ishte e re, e vetme dhe e dehur.

bottom of page