top of page

Tepsia e pushtetit bën bashkë Petrit Vasilin dhe Vilma Nushin, në një tender ilaçesh 500 mijë Euro

Bashkimi i hapur në “tepsinë” e pushtetit, duke marrë milionat e ilaçeve, vërteton sharlatanizmin e Petrit Vasilit, i cili ka treguar shumë herë, se për miliona lëpinë atë që ka pështyrë dhe i ulet në gjunjë atyre që kanë në dorë tenderët...

Ndërkohë që Vilma Nushi, është nën hetim nga SPAK dhe nga komisioni hetimor parlamentar për koncesionin 130 milionë Euro të Check-up, ministrja e re Shëndetësisë Albana Koçiu, vazhdon i jep miliona lekë tenderë për ilaçe.

Por këtë herë, Vilma Nushi është bashkuar me deputetin Petrit Vasili, duke marrë një tender me vlerë afro 500 mijë Euro, për barna dermatologjike, hormonale sistemike, anti-neoplastike, imuno-modulatore, gastrointestinale, metabolizmi, trakti tretës, sistemi kardiovaskular etj.

Në datën 5 gusht 2024, Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se këtë tender e kanë marrë kompania “MEGAPHARMA Sh.p.k”, ku Petrit Vasili është ortak me djalin e dajës dhe kompania “TRIMED Sh.p.k” ku Vilma Nushi është ortake me nipin dhe krushkun.Tenderi u është dhënë pa garë dhe në vlerë kontrate 100% të fondit limit, por saktësojmë, se vlera 500 mijë Euro është Loti i Parë i krejt fondit në vlerë totale 44.4 milionë Euro për 2 vite furnizim me këto lloj ilaçesh.

Specifikimi që i ka bërë Ministria e Shëndetësisë, gjoja sikur kompanitë e Petrit Vasilit e Vilma Nushit kanë ekskluzivitetin  e tregut dhe korrektesë së furnizimit të QSUT etj., krijon bindjen, se tenderët për krejt fondin për 24 Lotet e tjera, do ta marrin këta sërish pa garë e si fitues të paracaktuar.

Është hera  e parë, që Petrit Vasili dhe Vilma Nushi bashkohen në marrje tenderësh të ilaçeve; megjithëse ai, pas largimit të LSI nga pushteti me PS, ka sulmuar shpesh aferat e Edi Ramës me Vilma Nushin.

Ndërsa tani, janë bashkuar hapur në “tepsinë” e pushtetit, duke marrë milionat e ilaçeve, fakt që vërteton edhe njëherë, sharlatanizmin e Petrit Vasilit, i cili ka treguar shumë herë, se për miliona lëpinë atë që ka pështyrë dhe i ulet në gjunjë atyre që kanë në dorë tenderët.

Shenjën e qartë të kësaj ortakërie në tenderë, Petrit Vasili e ka dhënë gjatë Komisionit Hetimor Parlamentar për koncesionin e “Check-up, ku nuk ka thënë asnjë fjalë për vjedhjen 60 milionë Euro, që Vilma Nushi ka bërë me fatura e lista emërore false, madje disa herë, ka kërkuar të ndërpritet hetimi për Vilmën

bottom of page