top of page

The Sun: Bandat e krimit në Shqipëri dhe shpërblimet 30 milionëshe në ‘TikTok’

Bandat e drogës ofrojnë shpërblime në TikTok për informacion për të ndihmuar në gjetjen e hajdutëve të cilët futen për të vjedhur në fermat e kanabisit të bandave shqiptare.

“Një grup krimi tha se do të paguante një “shpërblim” prej 30,000 paund kush jepte informacion që identifikonte banditë që u kishin vjedhur të korrat në Golders Green, në Londrën Veriore”, shkruan The Sun.

Postimi në rrjetet sociale është në gjuhën shqipe:  “Kushdo që ka informacion mund të na kontaktojë. Edhe njerëzit që shfaqen në këtë video duke bërë grabitjen. Ne nuk do të bëjmë asgjë për ta. Vetëm të dimë se kush i ka urdhëruar të na vjedhin punën”.

Më tej tabloidi britanik shkruan se “Krerët e krimit përdorin rrëmbime dhe rrahje brutale për të vulosur autoritetin e tyre në rrjetin e fabrikave të drogës në të gjithë Britaninë”.

Një video tjetër, e postuar si paralajmërim dhe e parë më shumë se 10,000 herë, tregon një shqiptar që merret  në pyetje pas një vjedhjeje në Londrën e Jugut .

Një burim tha: “Gangsterët shqiptarë njihen për rrëmbimin e rivalëve që u vjedhin. Është një taktikë e zakonshme që ata përdorin herë pas here – por ofrimi i shpërblimeve për informacion është e re dhe duhet të nënkuptojë se ata janë të dëshpëruar për të mbajtur kontrollin e biznesit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar .”

bottom of page