Me sa duket nuk do të jetë e largët dita kur qytetarët do t’i drejtohen serviseve për kontrollin e automjeteve dhe nuk do të gjejnë teknik apo të kërkojnë shërbime të tjera dhe të mos gjejnë specialistë.
Pasojat e mungesës së fuqisë punëtore po i vuajnë më së shumti bizneset.Baret dhe restorantet, por edhe kompanitë e transportit pohojnë se problematika e mungesës së fuqisë punëtore për këta sektorë është thelluar.
Ndërsa janë të shumta kompanitë që thonë se nuk po kërkojnë më punëtorë nga vendet aziatike, për shkak të largimit të shqiptarëve në Europë.
Situata paraqitet kritike edhe kompanitë e transportit. Sipas tyre problematika po krijohet për shkak të largimit të punonjësve vendas në emigracion, kryesisht në Gjermani, shtet i cili ka lehtësuar kushtet për lidhjen e kontratave të punësimit.
Sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve edhe në këtë nisje të sezonit të mungesa e fuqisë punëtore vijon të jetë prej 15 mijë vende të lira pune. Vjet për shkak të mungesës së theksuar të fuqisë punëtore shumë struktura shërbimi kërkuan punonjës nga Filipinet apo vendet aziatike.
Përfaqësuesi i shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja tha për Monitor se nisma për punësime nga vendet aziatike nuk ka funksionuar, pasi punonjësit largohen drejt Europës pas 2 apo 3 muajve qëndrim.
Jahja thotë se për shkak të kësaj situatë shumë biznese gjenden përballë një situate në të cilën po punësojnë punonjës të pakualifikuar apo si staf mbështetës për pastrim, për bahçevan (mirëmbajtësi i lulishtes) hidraulik, elektricist etj po punësohen pensionistë.
Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se pesionistët gjithnjë e më shumë po i drejtohen tregut të punës. Në fund të tremujorit të parë, se nga të moshuarit mbi 65 vjeç, rreth 16% e tyre punonin.