Ditën e sotme në qytetin e Kavajës si pasojë e një sherri banal kanë mbetur të vrarë dy persona.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të plota.
Nga raportimet në media mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali. Dyshohet se ka qenë një konflikt mes disa personave në lokal. Ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe me goditje me thikë gjatë konfliktit.
Njëri ka qëlluar me pistoletë dhe njëri me thikë dhe të dy kanë humbur jetën, njëri në spitalin e Kavajës ndërsa tjetri në spitalin e Durrësit.
Kanë humbur jetën shtetasit Altin Rexha nga Kukësi i cili ka qëlluar me pistoletë dhe shtetasi Edmond Gosa nga Kavaja i cili ka qëlluar me thikë.