Ndërsa kryeqyteti ka dy ditë që gjendet nën reshjet e shiut, të cilat e kanë shdërruar qytetin në një Venecia të dytë, kryebashkiaku Erion Veliaj në vend që të shfaqej vetë në qytet përkrah qytetarëve dhe bizneseve të dëmtuara nga vërshimi i ujërave, të cilat tashmë sa vijnë e bëhen më shqetësuese edhe si rrjedhoje e mos punimeve në kanalizime, ka gjetur kohën të flasë për paketa turistike nga Gjakova.
Ndërsa në Itali është vetë kryeministrja Meloni, qw jo vetwm anulon takime dhe vizita tw rwndesishme, por edhe shfaqet me çizme pranë banorëve të përmbytur, kreu i bashkisë së Tiranës, jo vetëm nuk e merr njw mundim të tillë, por përkundrazi e braktis qytetin, për të disktutuar mbi zhvillimin e turizmit.
Ndoshta në këto takime, Veliaj mund t’u tregojë homologëve të tij, se si mund t’i shndërrojnë edhe ata qytetet e tyre në të lundrueshme.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në mbledhjen e radhës së Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, e cila u mbajt në Gjakovë, ku u diskutua për projektet e përbashkëta mes qyteteve për vitin e ardhshëm. Veliaj tha se kombi shqiptar po jeton ditët e veta më të mira dhe se Shqipëria, nga vendi më i izoluar i Europës, sot po njeh një bum turistësh.
“Kur mendoj se Kosova është e lirë dhe e pavarur, po kemi pasur role të rëndësishme në lidershipin e Malit të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, shumë prej qyteteve tona sot janë realitete totalisht të transformuara, por kur mendoj edhe për bumin turistik të Tiranës apo të Shqipërisë, që dikur ishte vendi më i izoluar në Europë, kur shikoj se të gjithë jemi duke vrapuar për t’iu bashkuar BE-së, – me shumë gjasë, ashtu siç është edhe ambicia e kryeministrit tonë, Shqipëria do të jetë vendi i radhës që do t’i bashkohet BE-së, duke qenë se ka bërë më shumë progres në vitet e fundit, – është mirë që t’ia kujtojmë vetes se po jetojmë ditët më të mira. Prej kësaj duhet të frymëzohemi për ditë të tjera më të mira, ku një pjesë e madhe e këtyre ndryshimeve do të ndodhin në qytetet tona”, tha ai.
Në fjalën e tij, Veliaj u ndal edhe tek rëndësia e zhvillimit të mëtejshëm të turizmit dhe digjitalizimit. Kreu i Bashkisë propozoi krijimin e një pakete turistike, prej së cilës do të përfitojnë edhe qytete të tjera në trevat shqiptare.