top of page

Tjetër gafë në Big Brother, konkurentja thotë se babai i saj ka pasur në klasë Azem Galicën


Banorja e Big Brother Vip Kosova, Xhuliana Nura ka “lëshuar një perlë”, teksa ka thënë se babai i saj ka pasur në klasë Azem Galicën.

Ajo ka treguar se i njihte mirë rëndësinë e “odave”, pasi kishte një familje patriarkale. E këtu ka qenë edhe biseda ku banorja ka bërë edhe një “gafë” duke thënë se babai i saj ka pasur në klasë Azem Galicën.


“E di prej babit, se babi e ka pasë në klasë burrin e Shotës, Azemin”, ka thënë Xhuli.

Pas kësaj, ishte Stresi ai i cili kthehet dhe e pyet Xhulin sa vjeç i ka babai i saj.


“Babi i ka 64 vjeç”, ka thënë Xhuli, duke dëshmuar kështu me një llogari të thjeshtë se babai i saj ka lindur në vitin 1959.

Është pak e pamundur që babai i Xhulit të ketë qënë në klasë me Azem Galicën, i cili ka lindur në vitin 1889 dhe ka vdekur më 15 korrik të vitit 1924.







bottom of page