top of page

Tjetër tërmet i fortë në Turqi, lëkundjet ndihen në Ankara dhe provincat përreth


Turqia është goditur sot nga një tjetër lëkundje e fortë sizmike. Pak minuta më parë një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter është regjistruar 18 km nga Emirgazi me thellësi 7 km dhe epiqendra u përcaktua në lagjen Bor të Niğde.


Lëkundjet janë ndjerë në Ankara, Konia dhe Mersin si dhe në Niğde. Kryebashkiaku i Boranit Serkan Boran tha në një deklaratë të drejtpërdrejtë të CNN TÜRK, “Faleminderit zotit, nuk ka asnjë problem”. Edhe në qytetet e tjera deri më tani, nuk raportohet për humbje jetësh.



bottom of page