
Me urdhër të ish-drejtorit krye falsifikator e krye hajdut Artan Lame, tarifat e tapive të ndërtesave, nuk janë bërë në bankë siç e detyron ligji, por me lekë në dorë pranë zyrave të ALUIZNI-it, ku 70% e vlerës së vjedhur është zbuluar në qarqet Tiranë, Durrës e Vlorë...
Po rikujtojmë një fakt: Në Dosjen Penale Nr. 123/2, datë 26 mars 2018 dhe Vendimin Nr. 1234, datë 28 mars 2018 të Prokurorisë e Gjykatës Durrës, për masën “Arrest me burg” ndaj ish-Drejtorit të ALUIZNI-Durrës, Flamur Gjuzi, evidentohet si provë zhdukja e 3100 pagesave të bëra nga qytetarët në sportele e jo në bankë, për legalizimin e objekteve gjatë viteve 2014-2017.Nga hetimi, doli se ish-drejtori i Durrësit, kishte marrë urdhër nga shefi i madh i ALUIZNI-it Artan Lame, që qytetarët t’i bënin pagesat e legalizimeve në sportele me mandat arkëtimi, duke i shënuar vetëm në një regjistër të paligjshëm, që nuk pasqyrohej në librin kontabël zyrtar.
Por kjo praktikë vjedhjesh me shmangie të bankave, është zbatuar në 12 drejtoritë rajonale të legalizimeve; ku qytetarët, përveç ryshfeteve te sekserët dhe vartësit e Artan Lames, tarifat e taksat zyrtare për tapitë e objekteve, i paguanin në dorë te sportelet e ALUIZNI-it, ku zoti Lam kishte caktuar njerëz të besuar e të shkathët.
Para një jave, sektori i të ardhurave në Thesarin e Shtetit te Ministria e Financave, gjatë auditimit të të ardhurave, që buxheti ka siguruar nga entet shtetërore nëpërmjet tarifave e taksave publike, ka konstatuar se në llogarinë qendrore të ALUIZNI-t ka diferenca në vlera të mëdha.
Nga rakoordimi mes numrit të objekteve të legalizuara dhe pagesave të bëra nga qytetarët për llogari të ALUIZNI-t, ka rezultuar se mungojnë 18.6 milionë Euro, në të ardhurat nga legalizimet gjatë viteve 2014-2019.
Sipas informacionit, 70% e kësaj vlere e barabartë me 13.2 milionë Euro, është zhdukur nga pagesat e legalizimeve te zyrat e ALUIZNI-t në qarqet Tiranë, Durrës e Vlorë, ku përfshihen dhe zonat Vorë, Kamzë, Shijak, Kavajë, Krujë, Rrogozhinë, Himarë, Sarandë e Delvinë.
Pra, tarifat e taksat janë paguar 100% për çdo objekt të legalizuar, por nuk janë depozituar në buxhetin e shtetit; dhe sipas logjikës, kanë përfunduar në xhepat e Artan Lames dhe bandës së tij të quajtur “ALUIZNI”.
Vjedhja është realizuar nga zyrat rajonale, duke marrë pagesat me mandat arkëtim e jo nëpërmjet bankës; marifet i bërë me urdhër të ish-drejtorit krye falsifikator e krye hajdut Artan Lame.
Edhe KLSH, gjatë auditeve për vitet 2014-2020 në zyrat e qarqeve Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Shkodër e Elbasan, ka konstatuar mungesë të ardhurash nga pagesat e legalizimit të objekteve, por drejtori Artan Lame, në sqarimet që i dërgonte KLSH-së, mashtronte duket thënë se janë në proces pasqyrimi në regjistrat kontabël.
Nuk e dimë, nëse do merret apo jo SPAK me këtë vjedhje të dirigjuar nga ish-drejtori i ALUZINI e krejt Kadastrës, Artan Lame, por i kujtojmë Altin Dumanit, se para 1 muaji, Artan Lame ka financuar 3 milionë Euro për ndërtimin e një resorti te Garda e Republikës, të cilat mund të jenë nga 18.6 milionë Eurot e zhdukura te pagesat e ALUZINI-t.