top of page

Tmerri që ndodh tek Onkologjiku/ I vdiq djali, gruaja rrëfen detajet shokuese


Lorenc Muka ishte një nga pacientët e mjekes Alketa Pere. I ndjeri iu nënshtrua operacionit në Gjermani. Ky fakt, nuk u prit mirë nga mjekët e Onkologjikut në Tiranë, që sipas rrëfimit të nënës, i mohuan trajtimet post-operatore.

Familja u detyrua të shesë gjithçka për të siguruar kimio-terapinë e djalit tëri. Flakonët bliheshin në një farmaci pranë spitalit.Me gjasë, mund të kenë qenë medikamentet e blera nga shteti që janë vetëm për përdorim spitalor.

Skandali që plasi së fundi, zbuloi se në farmacitë e lidhura me mjekët, shiteshin medikamente që nxirreshin nga spitali.

“E mori doktoreshë Alketa Pere, kimioterapinë e parë të dytë të tretë të katërt dhe të pestë i kam blerë të gjitha në farmaci jashtë spitalit një farmaci përbri spitalit në krahun e majtë ku aty janë semafora kur vjen nga rruga Bardhyl edhe më tregonte edhe farmacinë.

Vajta te depo e spitali aty ishte një zonjë, duke dalë tek dera ishte një çun nga Instituti dibran, që punonte aty më përshëndeti, nuk e dinte pse isha aty, shkoj te farmacia për të pyetur sa kushton kimioterapi, kur hy aty kam parë këtë djalë me dy qese plot ilaçe që po hynte te farmacia, i thash çfarë bëhet kështu, të lutem Bukurije se jam në punë. Mbylla gojën, bleva ilaçet. Ka pasur raste që i kam bërë edhe ujë me sheqer një djalë që luftonte me jetën”, u shpreh Bukurija, nëna e pacientit.

Mes lotësh, kjo nënë rrëfen se djali do të ishte gjallë, nëse nuk do t’i ishte fshehur diagnoza në Gjermani, ku ka ngritur një padi. Për më tepër, mohimi i terapisë së rregullt në Shqipëri e agravoi situatën.

“Mjekët i thanë se fatale për ty ka qenë lëvizja që ti ke ikur nga Gjermania, sepse në gjermani me dy ose 3 kimio do ishe shumë mirë dhe do të shkoje 100 vjeç. Fatale për ty ka qenë edhe onkologjiku i Shqipërisë çfarë kimioterapie të kanë bërë që ty nuk të është mbytur asnjë qelizë, ti je në gjendje shumë të keqe”, u shpreh Bukurija, nëna e pacientit.

Kur përshkruan momentet e qëndrimit 6 mujor në spitalin Onkologjik ajo flet për shifra të larta që iu ka paguar mjekëve, në të kundërt nuk kujdeseshin për pacientin.

bottom of page