top of page

Toni Daka, Espinoza i punëve të nëndheshme dhe të pista të Tiranës

Mund të konsiderohet si Rasputini shqiptar i errësirës dhe nëntokës. Lidhjet e tij të hershme dhe të nëndheshme zgjaten në formë oktapodi nga sistemit bankar, sektori i ndërtimit, pastrimi dhe sistemimi i parave, fiksimi i pazareve deri tek zhvatja e pasurive publike, mbajtja e ekuilibrave me segmente të krimit të organizuar, politikës dhe oligarkisë.

Ai është Toni Daka, Espinoza e punëve të pista të Tiranës, ‘urithi’ i bankave, mikrokredive, investimeve të kamufluara, lejeve të ndërtimit dhe aleancave korruptive.

Në burimet e hapura, dokumentet publike dhe jo publike puthuajse nuk figuron asgjë rreth Toni Dakës. Por, emri i tij shfaqet i qarkuar vetëm në dokumentet e sigluara ‘top sekret’, në raportet e shërbimeve vendase dhe partnere, në disa dosje të prokurorisë si dhe në kodet e linjave të kokainës dhe politikanëve të korruptuar.

Toni Daka konsiderohet si çelsi për zbardhjen e një prej vrasjeve më të bujshme në historinë e pluralizmit në Shqipëri, pas të cilës dyshohet se fshihen ‘gola’ dhjetëra milionë euro dhe një histori e pahetuar korrupsioni.

Espinoza i bankave, mikrokredive dhe sistemimit të thasëve me para Toni Daka konsiderohet edhe si Kutia e Pandorës për një nga linjat kryesore të pastrimit të parave në Tiranë.

Daka është kamufluar pas dy ‘pitonëve’ të ndërtimit Arben Muçobegës dhe Shkëlqim Fushës, ku po pastron një pjesë të parave, duke i investuar në pallate, vila dhe blerje lokalesh.



bottom of page