top of page

Tragjedia me 36 të vdekur në Greqi, reagon Rama: Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur!

  • Writer: Editor 1
    Editor 1
  • Mar 1, 2023
  • 1 min read

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për tragjedinë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi ku pas përplasjes së dy trenave, humbën jetën 36 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Në një postim, kryeministri ngushëlloi familjarët e viktimave ndërsa tha se kombi shqiptar e ndjen dhimbjen e vendit fqinj.



“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”-shkruan Rama në reagimin e tij.

Comments


bottom of page