top of page

Tragjedia me 57 viktima në Greqi, mes jetëve të humbura edhe 23-vjeçarja shqiptare!

GREQI – Një 23-vjeçare shqiptare e identifikuar si Ifigenia Micka është mes viktimave të aksidentit tragjik të përplasjes së trenave në Tempe. Ndërsa të afërmit e saj e kërkonin përmes rrjeteve sociale, avokatja e familjes bëri me dije se u identifikua prej analizës së ADN-së.





Edhe Komuniteti Shqiptar në Greqi ka shprehur ngushëllimet për vajzën. Deri tani raportohen të paktën 57 jetë të humbura, prej të cilëve disa të karbonizuar dhe të copëtuar ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur.


Një ditë më parë, protesta shpërtheu në disa qytete të Greqisë si reagim ndaj aksidentit tragjik të përplasjes së trenit të pasagjerëve me atë të mallrave në afërsi të Larisës. Protestuesit u përleshën me policinë në zyrat qendrore të kompanisë së trenave në Athinë që përgjigjet për mirëmbatjen e linjave hekurudhore. Protesta u mbajtën edhe në Selanik dhe Larisa, ndërkohë që qeveria ka deklaruar se po zhvillohet një hetim i pavarur mbi ngjarjen.    Si ndodhi ngjarja

Treni Intercity 62 i linjës Athinë-Selanik po kalonte pranë stacionit të Larisës pak para orës 23:00 të së martës, me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh. Pak minuta më vonë, ndodhi tragjedia. Pavarësisht se linja hekurudhore Athinë-Selanik është e dyfishtë, treni i pasagjerëve u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që tre vagonët e parë të dilnin nga shinat dhe të përfshiheshin nga flakët. 



bottom of page