top of page

Tre makina përplasen në Elbasan-Librazhd, një i plagosur


Në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd tre automjete u përfshinë në një aksident dhe u dëmtuan pjesërisht. Për pasojë një person i cili ishte drejtues i njërit prej këtyre automjeteve ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 06:40 në Labinot Fushë dhe njëri prej tre automjeteve që u përfshi në këtë aksident përfundoi jashtë rruge.


Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tentativa për parakalim i gabuar dhe policia ka dokumentuar të gjitha provat në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen mes tre mjeteve.

bottom of page