
Një 64-vjeçar, Vasil Simaku është arrestuar në Kakavijë, pasi gjatë kontrollit në makinë në kuadër të operacionit të koduar “Trekëndëshi” iu zbulua pako me kokainë që e kishte fshehur.
346 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash, 2 aparate celulare dhe automjeti në të cilin ishte fshehur lënda e dyshuar narkotike kokainë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.