Shkodra nuk gjen qetësi nga atentatet dhe mesazhet me tritol të krimit.
Një i tillë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë, ku një sasi tritoli ka shpërthyer në zonën e Fermentimit në Shkodër.
Lënda plasëse, mësohet se i është vendosur lokalit në pronësi të shtetasit F.K, rreth 65 vjeç.
Po ashtu se nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.