
Një turiste ka humbur kontaktet me grupin e guidës turistike në Karaburun.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetësja e identifikuar si D.E, 64 vjeçe, rreth orës 19:10 dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur orientimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit.
Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufirare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:10, shtetasja D. E., 64 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se për shkak të mjegullës ka humbur orjentimin dhe kontaktet me pjesën tjetër të grupit të guidës turstike, me të cilët ndodhej në Karaburun.
Menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufirare, Deltës dhe stacionit të Policisë Orikum është organizuar një grup i përbashkët për kërkimin e kësaj shtetaseje nga toka dhe deti.