top of page

Turqi/ U nxor nga rrënojat pas 296 orësh, kërkesa e parë e qytetarit: Më jepni ujë!

  • Writer: Editor 1
    Editor 1
  • Feb 18, 2023
  • 1 min read

Një tjetër mrekulli është regjistruar pas tërmeteve shkatërrimtare të 6 shkurtit në Turqinë juglindore edhe se po i afrohemi 14 ditëvë që nga ngjarja e tmërrshme e tërmetit që la të vdekur mbi 45 mijë persona. Një burrë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat pas 296 orësh, ndërsa në mediat turke janë shpërndarë pamjet e para të kontaktit të tij me ekipet e kërkim-shpëtimit.Shtetasi sirian Semir Muhammed Accar, sapo ka rënë në kontakt me shpëtimtarët e tij, gjëja e parë që ka kërkuar ka qenë të pijë ujë. Atij iu dha menjëherë një shishe me ujë për të shuar etjen dhe fatmirësisht i ka mbijetuar dehidratimit dhe kushteve të tmerrshme të të ftohtit.

Sipas ekipeve të kërkim – shpëtimit, ata dëgjuan papritur disa tinguj në ekzaminimin që bënë me një kamerë termike dhe pajisje të ndjeshme dëgjimi. Aty zbuluan se kishte disa persona të gjallë, mes tyre një grua dhe një fëmijë, të cilët u nxorën së bashku me Semirin dhe u dërguan për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Comments


bottom of page