top of page

U arratisën nga vendi pas nisjes së luftës, refugjatët ukrainas detyrohen të rikthehen në atdhe


Shumë nga emigrantët ukrainas që u larguan pas nisjes së luftës përgjatë vitit të fundit po kthehen në shtëpitë e tyre sepse, në disa raste, po u mbarojnë paratë, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme në Kiev.



Miliona njerëz janë zhvendosur në vendin e Evropës Lindore pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili filloi në shkurt 2022.


Disa emigrantë që u shpërngulën në zona të tjera të Ukrainës ndërsa lagjjet e tyre u transformuan në vijën e parë të frontit, po ashtu kanë filluar të kthehen në “vendet e tyre të origjinës ose qytetet e afërta”, pavarësisht nga rreziqet e përfshira dhe mungesa e shërbimeve bazë në dispozicion.


Këshilltari humanitar i Ministrisë së Jashtme Fred Robarts tha: “Ajo që kemi dëgjuar këtu është se shumë njerëz të zhvendosur janë kthyer në vendet e tyre të origjinës ose qytetet e afërta, si Kharkiv, pavarësisht nga rreziqet e dukshme dhe nivelet e larta të shkatërrimit në ato vende dhe mungesa e shërbimeve bazë.


“Arsyeja për këtë është se atyre po u mbarojnë kursimet. Natyrisht është më komplekse se kaq, por kjo po i shtyn disa nga kthimet e tyre”, u shpreh ai.

bottom of page