Një i burgosur shqiptar, i cili po shoqërohej nga policia për në gjykatë, është arratisur në Brescia. Pavarësisht tentativës së tij, kjo gjë nuk e ka çuar larg, por është arrestuar.
Mediat italiane raportojnë se arrestimi i tij ndodhi në zonën e Parco Gallo, më pak se një orë pas arratisjes së tij.
Nuk është hera e parë që një episod i ngjashëm, pasi një ngjarje e tillë ndodhi me një tregtar droge 30-vjeçar nga Afrika e Veriut. Akoma më e bujshme ishte arratisja në shkurt 2019 e Marius Marmuras, i burgosuri që iku nga parkingu i pasmë i godinës për të kaluar më pas shinat e kryqëzimit hekurudhor të qytetit, që kufizohet pikërisht me Palagiustizia.
Marmuras u kap përsëri natën pas arratisjes.