top of page

U arrestua me urdhër të SPAK, ja si u zbulua shefi i Komisariatit për lidhje me…

  • Writer: Editor 1
    Editor 1
  • Oct 9, 2023
  • 1 min read

Dritan Metaj, shefi i Komisariatit të Kurbinit, u arrestua nga Policia e Shtetit, me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, në kuadër të një mega-operacioni, ndaj anëtarëve të një organizate kriminale, në kuadër të operacionit “Flakë në det”.

Ky operacion u zhvillua pak kohë më parë, që çoi në arrestimin e 4 shtetasve shqiptare dhe dy ukrainas, të cilët po tentonin të shkëmbenin një sasi narkotikësh në det.

Metaj është i arrestuari i vetëm nga operacioni i zhvilluar sot në disa qytete, ndërsa 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

E ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka konfirmuar zyrtarisht arrestimin e shefit të Komisariatit, ai tha se hetimi nga SPAK do të zbulojë edhe rolin që zyrtari i policisë ka pasur në atë që e konsideroi si grupin e strukturuar kriminal.

Ndërkohë nga raportimet mësohet se vendimi që çoi në arrestimin e Dritan Metajt bazohet në zbërthimin që i është bërë celularit të një prej 4 shtetasve shqiptarë të arrestuar në momentin që po shkëmbenin lëndën narkotike me dy ukrainasit, edhe këta të arrestuar.

Nga zbërthimi i celularit ka rezultuar se Metaj ka pasur komunikime dhe dyshohet se ai ndihmonte grupin e strukturuar kriminal, duke i dhënë informacione.

Comentarios


bottom of page