Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencë për dosjen e grupit të Laert Haxhiut.
Laert Haxhiu u fundos përfundimisht pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, i cili rrëfeu përfshirjen e të dyve, por edhe një grupi të madh personash në 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 4 vrasje në Shqipëri dhe 2 të tjera në Greqi.Artan Tafani dha detaje të vrasjeve që kishin mbetur të pazbardhura nga autoritetet, por ajo që tronditi më shumë ishte planifikimi i Haxhiut për të vrarë persona të drejtësisë.
Në mesin e tyre ishte prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe ajo e Lushnjës, Merita Selimi, për të cilat me urgjencë të madhe u mor vendimi për mbrojtjen e tyre. Në muajin korrik Haxhiut iu provua edhe autorësia e një tjetër vrasje, ajo e Besnik Hidës, i afërm i Zamir Latifit, njërit prej viktimave të masakrës së Lushnjës në 2017-ën.
Për këtë të fundit Haxhiu po gjykohet në Gjykatën e Posaçme, ndërsa me burgim të përjetshëm janë dënuar më herët bashkëpunëtorët Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
Përveç vrasjeve i penduari i drejtësisë Artan Tafani ka treguar edhe për aktivitetin në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, që është marrë Laert Haxhiu.Bëhet fjalë për linjën e trafikut të kokainës që vinte nga Amerika Latine në Portin e Pireut, një nga portet më të mëdha në Greqi dhe ku sipas të penduarit Tafani, Haxhiu ka qenë një ndër bashkëpunëtorët kryesorë të kësaj linje trafiku.
I penduari i drejtësisë ka dhënë sqarime lidhur me këtë trafik e ngarkesat e shumta që kanë kaluar në këtë itenerar deri në Portin e Pierut. Këto të dhëna po verifikohen edhe nga prokurorët që po bashkëpunojnë me prokurorët grekë.
Gjithashtu Tafani ka treguar dhe detaje për grupet kriminale që kanë bashkëpunuar me të kryesisht në trafikun e lëndës narkotike.
Bëhet fjalë për grupe kriminale që operojnë në Fier, Tepelenë dhe Saranda, prandaj pritet që të kemi edhe masa të tjera sigurie.
Artan Tafani është marrë disa herë në pyetje nga prokurorët e Elbasanit pasi ka pranuar të japë dëshmi në lidhje me ngjarjet kriminale të grupit të Laert Haxhiut.
Vrasjet e kryera nga grupi i Laert Haxhiut, sipas policisë:
Çajup Selimi, e ndodhur më datë 01.06.2021, në qytetin e Tepelenës, me autorë të dyshuar:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;– Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë;– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;– Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;– Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë.
Fridman Xhaferaj, e ndodhur më datë 02.06.2021 (konstatuar në datë 13.06.2021), në qytetin e Korçës, me autorë të dyshuar:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnje;– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;– Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë;– Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec;– Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec;– Idriz Manej, 58 vjeç, lindur në Ktosh.
Alban Semaku (Elton Mermali), e ndodhur më datë 16.10.2021, në qytetin e Peqinit, me autorë të dyshuar:
-Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;-Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;-Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë.
Albi (Dijonist) Bashaliu, për gjakmarrje e ndodhur më datë 27.12.2021, në fshatin Gjocaj, Peqin, me autorë të dyshuar:
– Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;– Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;– Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë;– Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti, alias Kristian Lala), 36 vjeç, banues në Lushnjë;– Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin;– Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka dyshime se Laert Haxhiu është organizator dhe porositës i 2 vrasjeve të kryera në Athinë:
• Lulzim Qorri, e ndodhur në dhjetor 2018, në rrugën “Kritis”, sheshi “Omonia” Athinë;
• Dikenc Halili, e ndodhur në tetor 2021, në lokalin e tij, në lagjen “Kriso”, Athinë.