Dy persona janë asfiksuar nga gjeneratori teksa po përpiqeshin të rregullonin tubacionin e ujit brenda një sheplle.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në malin e Klenjës të Bulqizës, ku shtetasit A.T dhe N.T, u asfiksuan teksa kishin hyrë brenda shpellës për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave.
Gjatë punës ata kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.
Të dy u nxorrën nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISE:
Bulqizë/informacion paraprak Në njësinë Administrative Ostren, Bashkia Bulqizë, shtetasit A.T., dhe N.T., janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave. Këta dy shtetas gjatë punës kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.
Të dy shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.