Hekuran Llapushi, 66 vjeçari i cili u hodh dje nga kati i katërt i spitalit në Gramsh, ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Ai u dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranës, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve në trup.
Raportohet se i ndjeri vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa ishte i shtruar për ftohje në spitalin e Gramshit.