Diana Baçja është kthyer pranë foshnjës së saj, pasi u lirua nga burgu një ditë më parë për një gjobë të marrë në vitin 2020. Ajo u shpreh se qëndrimi në burg ka qenë shumë i vështirë dhe se ka patur dhimbje trupi.
Gruaja konfirmoi se nuk ka qenë në dijeni të gjobës që ka marrë, teksa ka shtuar se për foshnjën ishin kujdesur bashkëshorti dhe vjehrra.
“Ishte e vështirë. Nuk e përballoja dot. Me zor kam qëndruar në burg, duke qarë. Kam pasur dhimbje trupit.Djalin e gjeta mirë. Ishin kujdesur burri dhe vjehrra.Kur shkova në polici më thanë je e dënuar.
Më thanë nuk duam të dimë që ke lindur, nuk kemi lidhje me atë punë. Do vijë policia e Tiranës për të marrë.Nuk kam qenë në dijeni për gjobën, për asgjë. Në burg kam qëndruar vetëm. Kanë qenë ditë të vështira.”- ka thënë Baçja.