Një aksident u regjistrua në Shëngjin pasditen e sotme rreth orës 16:00 ku mbeti e plagosur 7-vjeçaren afgane me inicialet A. F.
Drejtuesja e mjetit pasit ka përplasur të miturën është larguar nga vendi i ngjarjes.
Fatmirësisht e 7-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në ambientet e policisë të mjetit të përfshirë në aksident.
Sipas njoftimit të policisë autorja i aksidentit është 45-vjeçarja me inicialet L. Gj i cili drejtonte mjeti tip “Fiat Punto”.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.