top of page

U përfshi në fushatë, pezullohet inspektori i policisë në Konispol

  • Writer: Infrared Infrared
    Infrared Infrared
  • May 13, 2023
  • 1 min read

Inspektori i Policisë në Konispol Alush Çokalli është pezulluar nga detyra për shkak të përfshirjes në fushatë.


Lajmi konfirmohet nga burime policore.

Inspektori u denoncua nga një faqe lokale afer kandidatit të opozitës Fatmir Shero.

Denoncimi:


Polici ose “i plotfuqishmi” i zonës Konispol, zoti Alush Cokalli, edhe pse ligji ja ndalon ,është përfshirë me mish dhe shpirtë ne fushatë duke ju bëre presion qytetarëve në Konispol, që të votojnë Ps. Kjo është makina e fotografuar përpara shpisë së Petrit Velo.


Për arsye se zotëria është paditur ne Prokurori dhe Spak , nuk mund të publikojmë foto dhe Video  pasi i disponojmë të gjitha provat. POLICIA E SHTETIT Merrni masa për terrorin që bëhet në zonën e Konispolit, nëse një polic bën terror tek qytetari për votën , atëherë kush do ta ruaj rendin? Dhe kush do e ndeshkojë krimin?

Comments


bottom of page