top of page

U vra aksidentalisht nga bashkëatdhetarët, ja kush është i riu shqiptar që humbi jetën në Greqi


Një ngjarje e rëndë ndodhi pak pas mesnatës në Greqi ku një shqiptar mbeti i vdekur aksidentalisht pas një sherri të një grupi me origjinë shqiptare.


Viktima është identifikuar nga vëllai i tij, ndërsa bëhet fjalë për shtetasin Pellumb Islami. Mësohet se 37-vjeçari punonte si hidraulik në Greqi. 37-vjeçari gjatë momentit që ndodhi ngjarja e rëndë kishte shkuar në lokal për të parë ndeshjen. Ndërkohë, në të njëjtin ambient një grup shqiptarësh, 7 persona, hynë lokal dhe nisën të debatojnë me njëri-tjetrin.


Më pas ata dolën nga lokali duke bërtitur dhe duke vazhduar zënkën e tyre. Kur sherri u ndez edhe me shumë, njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe ka nisur të qëllojë. Një nga plumbat kapi shqiptarin që s’kishte asnjë lidhje me grupin që po debatonte.

Ai u plagos rëndë, e për rrjedhojë ndërroi jetë në spital. Pas të shtënave shqiptarët janë zhdukur në drejtim të panjohur, ndërsa çështjen e ka marrë në hetim Departamenti i Vrasjeve të Sigurimit. Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e grupit.

Në vendngjarje është gjetur një makinë tip xhip, e cila po kontrollohet imtësisht nga policia, për të gjetur gjurmë të autorëve.Pamjet nga kamerat e sigurisë do të ndihmojnë policinë të kuptojë se si grupi arriti në lokal dhe rrugën që ata ndodqën për tu arratisur.


bottom of page